ForumForum  GalleryGallery  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Historia e Kosoves ?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Qendr@King
! SuPeR MoDeRaToR !
! SuPeR MoDeRaToR !
Qendr@King

Male Numri i postimeve : 40
Age : 25
Emri : Qendrim
Mosha : 14
Vendodhja : Italy
Registration date : 13/04/2008

Historia e Kosoves ? Empty
MesazhTitulli: Historia e Kosoves ?   Historia e Kosoves ? Icon_minitimeSun Apr 13, 2008 11:58 pm

Shkruan: Esat Stavileci

Vėmendja e diplomacisė botėrore gjithnjė e mė shumė po pėrqėndrohet nė ēėshtjen e Kosovės.Nė duart e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė, tashmė ėshtė njė propozim i adresuar nga ish kryetari finlandez, Martti Ahtisaari, qė i ėshtė bashkėngjitur dokumentit mė tė cilin ai ka vėnė kornizat e njė statusi tė mundshėm tė ardhshėm tė Kosovės,ka pėrmbledhur garancitė pėr pozitėn e pakicave, veēanėrisht atė serbe nė Kosovė dhe ka pėrshkruar modalitetet pėr praninė relativisht tė theksuar ndėrkombėtare nė Kosovė, me fuqi ekzekutive dhe tė interpretimit tė mandatit tė vet, edhe pas vendimit eventual pėr statusin e ri tė saj qė, edhe ashtu, pavarėsinė dhe sovranitetin eventual tė Kosovės do t'i bėnin me shume formale se sa faktike.Tash ėshtė nė pėrgjegjėsinė e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit qė tė marrin njė vendim rreth tė ardhmes sė Kosovės. Jemi nė dijeni se Serbia ka ndėrmarrė njė ofensivė diplomatike pėr tė ndikuar te anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė qė tė pamundėsohet nxjerrja e njė rezolute tė re tė tij, me arsyetimin se, me propozimin e Ahtisaarit, Serbisė "po i merret njė pjesė e territorit tė shtetit" dhe se "po i hiqet sovraniteti mbi Kosovėn" dhe se e tėrė kjo, sipas zyrėtarėve tė Beogradit, "ėshtė nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar". Kjo ėshtė arsyeja qė,me qėllim tė informimit mė tė tė plotė tė lexuesve tuaj dhe,njėkohėsisht tė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė, si njė punonjės i shkencės pranė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe si njė profesor universitar i sė drejtės, me njė bibliografi relativisht tė gjerė politike dhe juridike, tė theksoj,nė vija tė pėrgjithshme, njė numėr argumentesh dhe faktesh historike, politike e juridike, tė cilat, nė mėnyrėn mė bindėse, flasin se Kosova ėshtė vendosur nėn pushtimin serb,nė udhė jolegjitime dhe pse shqiptarėt, si popull shumicė nė Kosovė, duhet tė gėzojnė tė drejtėn e vetėvendosjes,qoftė si e drejtė e njė popullate nė njė territor tė individualizuar, qoftė si e drejtė kombėtare e tyre. Nėpėrmjet tė argumentimit dhe faktimit tė kėsaj tė vėrtete,ky shkrim mėton, njėkohėsisht, tė argumentojė se janė plotėsisht tė papranueshme pėrsiatjet dhe projektet serbe pėr krijimin e dy entiteteve nė Kosovė ose pėr ndarjen e saj.
Sė pari, meqė Kosova ėshtė aneksuar nga Serbia nė udhė jolegjitime, pavarėsia e Kosovės nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar. Ē'ėshtė e vėrteta, pavarėsia e Kosovės pėrpara se tė kualifikohej si "njė rast klasik i secesionit tė njė pjese tė njė shteti sovran", siē shprehen serbėt, do tė duhej tė kundrohej, nė fakt, si njė "anulim aneksimi ilegjitim". Nė tė vėrtetė, nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar kishte rėnė vetė Serbia, e cila me 1912 e aneksoi Kosovėn nėpėrmjet pushtimit ushtarak,pas njė agresioni tė saj nė Perandorinė Osmane, "edhe pse qysh prej kohėsh Kosova kishte identitetin e vet historik dhe etnik,tė shoqėruar me legjitimitetin e ēlirimit tė vet, qoftė nga pushtimi osman(1912), qoftė nga pushtimi fashist(1944), edhe pse kishte integritet gjeografik, demografik dhe kulturor tė saj". Sė kėndejmi, nė vend se tė pranojė veprimin e saj ilegal qė ka bėrė duke shkelur "me tė dyja kėmbėt" ligjin ndėrkombėtar, me aneksimin e Kosovės, Serbia tash pėrdor njė argument tė paqėndrueshėm shkencėrisht, historikisht dhe aktualisht, pėr tė "ruajtur sovranitetin mbi Kosovėn" tė cilin, si dėshmojnė faktet, e mbajti nė mėnyrė jolegjitime pėr njė periudhė shumė tė gjatė, pa pyetur asnjėherė popullin shumicė tė Kosovės dhe pa i marrė atij pėlqimin. Kosova ėshtė pushtuar gjatė luftėrave ballkanike(1912 13), "nė kundėrshtim me aspiratat e shqiptarėve qė kishin shprehur nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare 1878 1912". Shqiptarėt ishin kundėr pėrfshirjes sė tyre nė shtetin serb, pėrkatėsisht jugosllav. Kėshtu, Serbia, edhe pse "mori legalitetin ndėrkombėtar" pėr pushtimin e Kosovės, nė asnjė mėnyrė nuk mundi ta arsyetojė legjitimitetin e veprimit tė saj. Pėrveē kėsaj, qėndrimet posesive serbe ndaj Kosovės qė i referohen historisė janė dyfish tė pathemelta. Sė pari, "janė tė pathemelta nė aspektin metodologjik tė cilėsimit tė karakterit kombėtar tė territorit, meqė po tė merrej historia si kriter, me gjithė realitetet nacionale territoriale bashkėkohore, Hungaria do tė kishte tė drejtė tė vinte dorė mbi pjesėn jugosllave tė Panonisė, Bullgaria dhe Hungaria do tė rivalizonin rreth Beogradit, Greqia do tė vinte dorė mbi Stambollin,Shqipėria mbi Janinėn, Meksiko mbi Floridėn dhe Kaliforninė, Suedia mbi Norvegjinė dhe Finlandėn, Gjermania mbi pjesėt e rajoneve tė Shlezisė dhe tė Sudeteve, Danimarka mbi Shlezvikun, Iraku mbi Kuvajtin, etj., etj?. Sė dyti, qėndrimet posesive serbe ndaj Kosovės" janė tė pabaza edhe nė aspektin e sė vėrtetės materiale, meqė Kosova, pėrkundėr pohimeve me karakter tė tillė, "nuk ėshtė as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb". Mė nė fund, ambiciet imperialiste me "tė drejta historike" nuk kanė mundur t'i mbrojnė Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda qė, siē ėshtė e njohur, "me shekuj kanė mbajtur vende e popuj tė shumtė". Prandaj, "me shkatėrrimin e perandorive koloniale, janė krijuar mbi 120 shtete tė reja". Serbia ka qenė "nėn sundimin e Perandorisė Osmane pėr afro pesė shekuj (1389 1878)", Spanja "kishte pushtuar tėrė Amerikėn Latine nė fillim tė shekullit XVI. Edhe "rusėt nuk kanė pėrmendur ndonjėherė "tė drejtat historike" mbi Ukrainėn". Argumentet historike flasin bindshėm se serbėt "janė vendosur nė Kosovė me rastin e zgjerimit tė shtetit serb nė kėtė drejtim nga Nemanjiqėt". Nė territorin etnik shqiptar, pėr pasojė pushtimesh, nė Mesjetė dhe nė kohėn e Perandorisė Osmane, janė vendosur pakica sllave, turke dhe rome. Pakica sllave ėshtė shtuar ndjeshėm me "kolonizimin e dhunshėm nė mes tė dy luftėrave botėrore, megjithatė, kurrė nuk ka arritur tė jetė mbi 10% tė popullatės nė tėrėsi". Mbi bazė tė kėtyre fakteve, konkluzioni ėshtė shumė i qartė: ishin pikėrisht agresioni, pushtimi dhe aneksimi serb i Kosovės qė shkelėn ligjin ndėrkombėtar, e jo e kundėrta, qė pavarėsia e Kosovės "dhunon tė drejtėn ndėrkombėtare". Historia "ėshtė dėshmitare pėr politikėn shkombėtarizuese"; pėr "krimet e mėdha ndaj shqiptarėve gjatė viteve 1912 1918?; pėr "planet gjenocidale serbe pėr shfarosjen e shqiptarėve"; pėr "shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turq" dhe pėr "shpronėsimin e fshatarėsisė dhe pėr kolonizimin serbo malazias" e tjera. Periudha 28 shkurt 1998 deri me 10 qershor 1999 vetėm sa "i ka tejkaluar rastet e veēanta dhe ka marrė pėrmasat mė tė pėrgjithshme tė gjenocidit tė pushtetit serb ndaj shqiptarėve".
Sė dyti, vendimi mbi tė ardhmen e Kosovės nuk mund tė injorojė pozitėn kushtetuese tė Kosovės nė ish Jugosllavi, megjithė faktin se ajo nuk gėzonte statusin e republikės por,ē'ėshtė e vėrteta, ishte pjesė pėrbėrėse e ish Jugosllavisė, me territor dhe kufijtė e vet, tė cilėt nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e saj. Kosova ishte drejtpėrsėdrejti e pėrfaqėsuar nė Federatėn e ish Jugosllavisė, po sikurse republikat e saj, e jo nėpėrmjet Serbisė, sepse ashtu do tė kishim njė situatė paradoksale "tė inkuadrimit tė Serbisė nė Serbi dhe tė tri Serbive me tri vota nė Federatė", ndėrsa njėsitė tjera "do tė kishin nga njė votė". Me identitet politiko territorial tė vetėvetes, me kushtetutė tė vetėn, Kosova ishte njėsi konstitutive federale e Federatės multinacionale tė Jugosllavisė. Mosnjohja e statusit tė republikės pėr Kosovėn nuk mund tė anashkalojė faktin e "origjinės josllave tė popullatės tė saj shumicė shqiptare". Se Kosova nuk ishte pjesė e Serbisė dėshmojnė edhe kėto fakte historike dhe juridike: "Kosova nuk ishte nė pėrbėrjen e shtetit sovran dhe tė pavarur tė Serbisė me subjektivitet juridik ndėrkombėtar tė pranuar nė Kongresin e Berlinit(1878)"; "Kosova nuk ishte nė pėrbėrjen e Serbisė nė Kuvendin e Dytė tė AVNOJ it(1943); "Kosova nuk ishtė nė pėrbėrjen e Serbisė gjatė konstituimit tė saj si njėsi federale nė Kėshillin Antifashist tė Ēlirimit Popullor (1944); "Kosova nuk ishte pjesė pėrbėrėse e Serbisė nė strukturėn e Asamblesė Kushtetutėdhėnėse tė Jugosllavisė me rastin e shpalljes sė Republikės Federative tė Jugosllavisė (1945)"; "Kosova nuk u inkuadrua nė Serbinė sovrane", veēse nė pėrbėrje tė "Serbisė Federale nė kuadėr tė Jugosllavisė Federative", gjatė pushtimit ushtarak nė Kosovė (1945). Mė nė fund, vlen tė pėrmendet se edhe rrėnimi i autonomisė sė Kosovės me Amendamentet nė Kushtetutėn e Serbisė, akt ky qė ndodhi me 28 mars 1989, u bė nė udhė jolegjitime. Edhe po tė mos ekzistonin mangėsitė esenciale rreth deklarimit nė Kuvendin e Kosovės, mangėsi kėto qė janė dėshmuar,"mosekzistimi i vullnetit tė lirė", si pasojė e presioneve tė jashtėzakonshme politike, "e bėn edhe deklarimin mbi ndėrrimin kushtetues jokushtetues".
Sė treti, e ardhmja e Kosovės nuk mund tė kundrohet e krahasueshme me secesionizmin nė disa nga vendet e botės. Kėtė duhet ta kenė parasysh ato shtete qė ende mbahen tė rezervuara ndaj pavarėsisė sė Kosovės. Ato do tė duhej qė t'i kėrkojnė dhe t'i gjejnė "pikat e pėrbashkėta" tė Kosovės me disa vende tė botės qė janė pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore tė tjera. Kėshtu, raportet ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės janė, pėr shembull, tė krahasueshme me ato ndėrmjet Indonezisė dhe Timorit Lindor. Siē dihet, Timori Lindor ka qenė i pushtuar dhe aneksuar nga Indonezia nė vitin 1975 dhe atė "kundėr vullnetit tė Portugalisė si sovran i jashtėm", fakt ky qė e ka bėrė aneksimin e Indonezisė tė jetė ilegal. Me 1988, qeveria indoneziane ia njohi tė drejtėn e vetėvendosjes popullit tė Timorit Lindor. Singapori ėshtė njė shembull tjetėr qė duhet marrė parasysh. Ky vend u nda nga Malejzia me 1965. Edhe shembulli me Eritren ėshtė domethėnės pėr rastin e Kosovės. Ishte qeveria etiopiane ajo qė nė vitin 1991 ia njohu tė drejtėn e vetėvendosjes Eritresė. Rasti i Kosovės ka ngjashmėri edhe me atė tė Namibisė. Ndarja nga Afrika e Jugut dhe pavarėsia e Namibisė ndodhėn mė 1991. Prandaj, pavarėsinė e Kosovės nuk duhet krahasuar me secesionizmin nė disa anė tė tjera tė botės, ku lėvizjet secesioniste "nuk janė duke vepruar nė territore tė aneksuara qė nė mėnyrė tė njėanshme (kundėr vullnetit tė popullit dhe tė sovranėve tė mėhershėm) u janė bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato janė duke operuar nė territore qė kanė qenė pjesė e kėtyre shteteve nė kohėn kur kėto shtete kanė filluar sė ekzistuari". Kėshtu ėshtė edhe me lėvizjet separatiste nė Transdnjestrovle (Moldavi), nė Osetinė Jugore dhe nė Abkhazi (Gjeorgji) qė nuk kanė bazė etnike ēfarė ka Kosova dhe qė nuk kanė pasur status autonom ose federal kur u shpėrbė ish Bashkimi Sovjetik, siē ka pasur Kosova kur u shpėrbė ish Jugosllavia. Mė nė fund, shqiptarėt e Kosovės nuk janė tė krahasueshėm as me katalonėt, uelsianėt, baskėt, skocezėt, korsikanėt", sepse ata nuk u pėrballėn, sikur shqiptarėt e Kosovės, me dėbim masiv, nga shtetet qė i kontrollojnė.
Sė katėrti, ekzistimi i Shqipėrisė si shtet shqiptar, nuk mund tė qėndrojė si pengesė pėr statusin shtet i pavarur dhe sovran tė Kosovės, po sikurse qė, tė sjellim shembuj nga historia e krijimit tė shteteve, "as ekzistimi i Rumanisė nuk qe pengesė pėr krijimin e shtetit tė Moldavisė ose qė ekzistimi i Francės nuk paraqiste pengesė pėr kantonet shtete nė Zvicėr". Mė nė fund, edhe sikur Kosova tė konstituohej si shtet i shqiptarėve, "ekzistimi i dy shteteve shqiptare nė Ballkan - do tė ishte mė parė hendikep, se sa pėrparėsi gjeopolitike e popullit shqiptar nė Ballkan". Prandaj, Kosova i pėrmbush tė gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran. Nėse bėhet fjalė pėr territorin, nė OKB janė tė anėtarėsuara 34 shtete me territor mė tė vogėl se sa Kosova. Nėse bėhet fjalė pėr popullatėn, nė OKB janė tė anėtarėsuara 58 shtete me popullatė mė tė vogėl se sa Kosova. Nėse bėhet fjalė pėr pranimin ose jo tė shteteve tė reja nė OKB, nė periudhėn prej 190 2002, nė OKB janė pranuar 34 shtete tė reja. Nuk thuhet kot se "aty ku janė tė pranishme faktet, fjalėt bėhen tė panevojshme.
Mbi bazėn e argumenteve dhe fakteve qė u theksuan,nė vija tė pėrgjithshme, statusi i ri politik, juridik dhe ndėrkombėtar i Kosovės duhet tė jetė ekuivalent, pa asnjė mėdyshje, me pavarėsinė dhe sovranitetin, me subjektivitet tė njohur ndėrkombėtar, nė gjithė territorin e saj, pra tė sigurojė zbatimin unik tė ligjit, pėrfshirė pjesėn veriore tė Kosovės dhe tė ashtuquajturat komuna me shumicė serbe qė nė propozimin e ambasadorit Martti Ahtisaari kanė fituar shumė kompetenca shtesė, nė emėr tė njė projekti tė decentralizimit asimetrik, territorial dhe etnik, qė pėrkundėr qėllimit me tė mirė qė mund tė jetė menduar, kėrcėnon me rrezikun qė tė jetė i dėmshėm pėr tė ardhmen e Kosovės dhe integritetin territorial te saj. Pėr Kosovėn janė tė papranueshme persiatjet dhe kėrkesat serbe pėr krijimin e dy etntiteteve ose pėr ndarjen e Kosovės. Ato persiatje injorojnė faktin "pėr kuantume dhe proporcione relative demografike dhe kombėtare, shprehimisht tė ndryshme" nė Kosovė. Mė nė fund,theksojmė edhe faktin tjetėr se Kosova nuk paraqet "territor diversifikativ etnik tė karakterit enklav". Prandaj, "pėrthekimi i dhunshėm politik" i njė pjese tė territorit tė Kosovės", pėrkundėr kompromiseve shumė tė dhėmbshme qė ka bėrė Delegacioni i Kosovės me decentralizimin, zonat e mbrojtura pėr rreth trashėgimisė serbe dhe procedurat favorizuese legjislative pėr minoritetet, do t"i kundėrvihej drejtpėrsėdrejti entitetit burimor politik tė atij territori dhe do tė ishte nė diskordancė tė drejtpėrdrejtė me tė.
Eshtė kohė e fundit qė Kosova tė dalė nga njė "rreth i mbyllur" nė tė cilin ndodhet pėr mė shumė vjet. Kosova ėshtė nė pritje tė njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė tė cilėn do tė duhej ta karakterizonin:
Sė pari, qartėsia politike, juridike dhe ndėrkombėtare e statusit tė Kosovės qė do tė menjanonte ambiguitetet nė lidhje me tė.
Sė dyti, subjektiviteti i plotė ndėrkombėtar i cili Kosovės do t'i hapte mundėsinė e anėtarėsimit nė mekanizmat ndėrkombėtare, pėrfshirė aty edhe OKB nė.
Sė treti, integriteti territorial i vendit qė do tė siguronte shtrirjen e qeverisjes sė institucioneve tė Kosovės dhe zbatimin unik tė ligjit nė gjithė hapėsirėn e saj.
Sė katėrti, shteti funksional i Kosovės qė do tė mund tė pengonte invalidimin e mundshėm tė tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.Qendra.Get-Forum.Net
 
Historia e Kosoves ?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: